• четврток, 17 октомври 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

17 tetor 2024 (MIA) 
 
1760. - Lindi Klod Anri Sen Simon, socialist, utopist dhe filozof francez. Pa marrë parasysh të kuptuarit idealist të forcave të zhvillimit shoqëror, ai u afrua deri te kuptimi material i historisë. Vdiq më 19 maj të vitit 1825. 

1797. - Nënshkruhet traktati "Campo Formio", i cili parashikonte marrëveshje paqeje midis Francës dhe Austrisë. 

1849. - Vdes nga tuberkulozi në Paris, Frederik Shopen, kompozitor i famshëm dhe pianist romantik polak. 

1854. - Filloi rrethimi i Sebastopolit. 60 mijë trupa e rrethuan dhe pas 11 muajsh morën bazën kryesore detare ruse në Detin e Zi. 

1902. - Prodhohet kadillaku i parë në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

1915. - Lindi Artur Miller, dramaturg i madh amerikan. Në veprat e tij përfshihen "Vdekja e një komisioneri" dhe "Dhoma me pamje". Artur Miller ishte edhe një nga bashkëshortët e aktores së famshme amerikane, Merylin Monroe. 

1956. - Mbretëresha Elisabet përuron centralin e parë bërthamor në Calder Hall. 

1961. - Algjerianët demonstrojnë në Paris kundër sundimit kolonial dhe përballen me policinë. Autoritetet thanë se vetëm tre persona gjetën vdekjen, ndërsa grupimi i të drejtave të njeriut insistoi që kjo shifer ishte mbi 240. 

1970. - Presidenti Alvar Sadat emërohet president i Egjiptit. Ai zuri vendin e Gamal Abdel Nasser. 

1989. - Tërmeti më i fortë që nga viti 1906 godet zonën e gjirit të San Franciskos. Me epiqëndër në Santa Kruz, 80 kilometra në jug të San Franciskos dhe me një fuqi prej 6.9 sipas shkalles Rihter, ai shkaktoi vdekjen e 67 personave dhe 600 të plagosur. 

1994. - Në konferencën e Organizatës Financiare Botërore të komisioneve pr letra me vlerë (IOSKO), që u mbaj në Tokio nga 16 e deri më 22 tetor, Republika e Maqedonisë është pranuar për anëtare fuqiplotë. 

1994. - Jordania dhe Izraeli fillojnë një traktat historik paqeje, duke i dhënë fund gjendjes së luftës 46 vjeçare midis tyre. 

1998. - Ish diktatori kilian, Augusto Pinoçet, arrestohet në Londër ku kishte shkuar të bënte një operacion. Ky arrestim pasoi një kërkesë për ekstradim nga ana e Spanjës. 

2003. - India arriti të dërgojë në orbitë, në hapësirë, një satelit vëzhgues shkencor 1.360 kg. Raketa PSLV-C5 u nis nga një qendër hapësinore që ndodhet në Sriharikota. 

2006. - Të paktën 60 persona janë lënduar, 15 nga të cilët në gjendje kritike kur u përplasën dy trena në një metro në stacionin qendror në Romë.

###

 

Остани поврзан