• среда, 16 октомври 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

16 tetor 202 (MIA) 
 
- Dita botërore e ushqimit.

1430. - Lindi mbreti skocez Xhejms II, i cili sundoi nga viti 1437 deri më 1460. Gjatë sundimit e përforcoi autoritetin e kurorës, duke e vazhduar me sukses punën të cilën e filloi babai i tij Xhejms I. Në vitin 1460 e vranë anglezët. 

1455. - Një kontratë që mban datën 16 tetor 1455 prezanton Andrea Aleksin, me origjinë nga Durrësi, si një ndër piktorët, skulptorët dhe arkitektët më të shquar të kohës. Mjeshtri i madh durrsak në këtë dokument angazhohet t'i mësojë artet që zotëronte brezave të artistëve të rinj. 

1553. - Vdiq Luka Kranah, piktor dhe skalitës gjerman, njëri ndër artistët më të rëndësishmëm gjerman të reneseancës. Lindi në vitin 1472. 

1649. - Vdiq Isak van Ostade, piktor holandez. Limdi më 2 maj të vitit 1621. 

1758. - Lindi Noah Uebster, leksilograf amerikan, i cili në vitin 1828 botoi fjalorin e famshëm që mban edhe emrin e tij. 

1793. - Mari Antuanet, mbretëresha e Francës dhe gruaja e mbretit Luigj XI, dënohet me vdekje në gijotinë për tradhëti. 

1798. - Paria e Pragës kundërshtonte Ali Pashë Tepelenën për luftë kundër francezëve, për një marrëveshje dypalëshe dhe për nënshtrimin para vullnetit të Pashait. 

1844. - Lindi në Vlorë Ismail Qemali. Fillimet e karrierës politike Ismail Qemali i pati në zyrat turke dhe në bashkëpunime me osmanllinjtë. Por ai kaloi shtatë vjet i internuar për shkak të ideve të veta liberale. Më 28 nëntor 1912 kryesoi në Vlorë mbledhjen e Kuvendit kombëtar, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ismail Qemali i kaloi vitet e fundit të jetës së tij në azil në Itali, duke mbrojtur çështjen shqiptare, deri në fund. Vdiq më 24 janar 1919. 

1846. - Për herë të parë kryhet një operacion i rëndësishëm, duke përdorur eterin si anestezi. Në Boston të shtetit Masusets, Dr. Xhon Uomen gjatë ndërhyrjes hoqi një tumor. 

###

 

Остани поврзан