• четврток, 17 октомври 2024
MIA Paralajmërime MKD

17 tetor 2024 

Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri. (Salla 6/12:00)

Shkup - Seancë e Komisionit juridiko-ligjvënës. (Salla 4/13:00)

Shkup - Prezantim i analizës së opinionit publik "Pikëpamja e Kuvendit: Perceptimet e qytetarëve për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (2024)". (Qendra edukative e Institutit Parlamentar/10:30)

Shkup - Shënimi i Ditës ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore jomateriale organizuar nga Komisioni për Kulturë dhe Turizëm. (Salla “Boris Trajkovski”/11:00)

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekoli Shaqiri, shefi për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut nga BE-ja Shtefen Hudolin dhe drejtor ekzekutiv i shërbimeve të navigimit nga M-NAV sh.a Shkup, Hekuran Asani do të mbajnë fjalim në Takimin rajonal evropian IFATCA ERM SKOPJE 2024 të organizuar nga Shoqata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Maqedonisë - SHKTA. (h. "Holidej in"/9:00)

Shkup - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov do të drejtohet me rastin e hapjes së zyrës së Komisionit për kompensim monetar për viktima nga vepra penale me dhunë. (Ministria e Drejtësisë, foto dhe video inserte në fillim/11:00, deklarata për media pas përfundimit)

Shkup - Banka Botërore organizon prezantimin e edicionit të 26-të të serisë së raporteve për gjendjen ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor të titulluar "Mbajtja e momentit të rritjes". (h. "Meriot",  Ball room 2, kati i dytë/12:00)

Kumanovë - Pjesëtarët e Komandës për operacione (KO) do ta shënojnë ditën e njësitit me ceremoni ushtarake. (Kazerma “Boro Menkov”/11:00)

Shkup - Prezantim i doracakut të ri për sigurinë e gazetarëve në organizim të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në bashkëpunim me Prokurorinë Publike dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. (Ndërtesa e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut/13:00)

Shkup - Drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov, do të mbajë brifing me mediat (Hapësirat e fondit, kati i katërt/11:00)

Shkup - Tryezë e organizuar nga Lidhja e shoqatave të diabetikëve të Maqedonisë së Veriut dhe Qendra për mjekësi familjare pranë Fakultetit të Mjekësisë, UKIM. (Dhoma Publike/18:00)

Tetovë - Nënshkrim i memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Tetovës dhe UNOPS-it. (Hapësirat e “Europahouse” në Qendrën e Kulturës/13:00, pas nënshkrimit do të mbillen pemë në shëtitoren e lumit Pena, nën urën afër spitalit në Tetovë, e më pas vijon deklaratë për media)

 

_____________________________________________________________________________

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nlse vjend eri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

Остани поврзан