• сабота, 06 декември 2025

Paradite me mjegull, pasdite me diell

Paradite me mjegull, pasdite me diell

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Moti sot paradite do të jetë me mjegull në disa lugina, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -1 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 18 deri në 23 gradë Celsius.

Në Shkup, në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull të lehtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bjerë në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër pasdite, gjatë natës dhe të martën do të ketë reshje lokale të herëpashershme, të cilat vende-vende do të jenë më intensive. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore, kurse temperatura ditore do të bjerë për disa gradë. Nga e mërkura pritet përsëri mot i qëndrueshëm dhe i thatë. mb/

Остани поврзан