• четврток, 21 ноември 2024

Paraburgim për një nëpunës policor dhe një person tjetër për shitje të kokainës

Paraburgim për një nëpunës policor dhe një person tjetër për shitje të kokainës

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Pas procedurës para hetimore disa mujore, sot nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Departamenti i specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe policia e burgjeve, është kryer aksion me emrin e koduar "Lanec". Në aksion, siç njoftoi Prokuroria Publike, janë privuar nga liria dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe vendosje e paautorizuar në treg e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Personat, njëri prej të cilëve polic, nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më sot në territorin e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit, së bashku me një person tjetër deri më tani të paidentifikuar, janë bashkuar dhe kanë organizuar shitjen dhe shpërndarjen e paautorizuar të lëndës narkotike kokainë. Droga është blerë në disa raste nga persona të panjohur dhe është mbajtur në vende të sigurta në Gostivar dhe Shkup.

Siç informoi Prokuroria publike, pasi nëpunësi policor ka kontaktuar me personat e interesuar që kanë dashur të blejnë lëndën narkotike kokainë, ka negociuar sasinë dhe çmimin. Më pas, vetëm ose së bashku me një nga anëtarët e tjerë të gruput, ka transferuar dhe shitur në mënyrë të paligjshme kokainën e ambalazhuar në pako të veçanta me masë neto nga 0.50 gram deri në 1 garm për pako. Çmimi për pako, varësisht nga pesha, varionet nga 2.500 deri 6.000 denarë, ndërsa paratë nga shitja të dyshuarit i ndanin mes vete. 

"Prokurori publik i çështjes, duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që tregojnë për rrezik arratisjeje, frikë e bazuar se do të fshehin, falsifikojnë ose asgjësojnë gjurmët e veprës penale, do të pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët, bashkëpunëtorët ose fshehësit, si dhe për shkak të ekzistimit të rrethanave të veçanta që arsyetojnë frikën se do ta përsërisin veprën penale, deri te gjyqtari i  procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy të dyshuarve", theksohet në kumtesën. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан