• петок, 05 декември 2025

Papa Leoni XIV e vizitoi Xhaminë Blu në Stamboll

Papa Leoni XIV e vizitoi Xhaminë Blu në Stamboll

Stamboll, 29 nëntor 2025 (MIA) - Papa Leoni XIV e filloi sot ditën e dytë të qëndrimit të tij në Turqi me vizitë në Xhaminë Blu në Stamboll.

Vatikani njoftoi se Papa do të mbajë një "lutje të shkurtër në heshtje" gjatë vizitës së tij në Xhaminë Blu. Ai shoqërohet gjatë vizitës nga kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Dijanet, i cili i tregoi kupolën e lartë të ndërtesës me pllaka blu, raportojnë agjencitë botërore.

Papa Leoni XIV ndoqi gjurmët e paraardhësve të tij, të cilët vizituan xhaminë në shenjë respekti për shumicën myslimane në Turqi.

Kjo është vizita e tij e parë në një vend të huaj, ndërsa pas Turqisë, ai do të udhëtojë për në Bejrut. Papa Leoni XIV zgjodhi Turqinë si destinacionin e tij të parë jashtë Italisë për të shënuar 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан