Panel me rastin e 30-të vjetorit të inkuadrimit të Austrisë, Finlandës dhe Suedisë në BE
- Në Jurop Haus Shkup sot do të mbahet panel diskutim me rastin e 30-të vjetorit të inkuadrimit të Austrisë, Finlandës dhe Suedisë në Bashkimin Evropian, kumtoi Delegacioni i BE-së në Shkup.

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Në Jurop Haus Shkup sot do të mbahet panel diskutim me rastin e 30-të vjetorit të inkuadrimit të Austrisë, Finlandës dhe Suedisë në Bashkimin Evropian, kumtoi Delegacioni i BE-së në Shkup.
Në ngjarje, fjalime hyrëse do të ketë Ben Nupnau, u.d. Ambasador në Delegacionin e Bashkimit Evropian, pas së cilës do të vijojë diskutim me ambasadorët e Austrisë, Finlandës dhe Suedisë, të cilët do të ndajnë mendime për rrugën eurointegruese të vendeve të tyre, pikëpamjet relevante për Maqedoninë e Veriut, si dhe për vlerën më të gjerë të anëtarësimit në BE sot.
Ngjarja është organizuar si pjesë e një sërë ngjarjesh për shënimin e momentit historik në zgjerimin e BE-së, të organizuar nga Delegacioni i BE-së dhe Jurop Haus, në bashkëpunim me ambasadat e vendeve-anëtare të BE-së nëpër rrjetin e Jurop Haus. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s