• сабота, 22 февруари 2025

Panel diskutim për mundësitë për bashkëpunim ekonomik me nisëm "Tre detet"

Panel diskutim për mundësitë për bashkëpunim ekonomik me nisëm

Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - Panel diskutim në të cilin do të prezantohet nisma "Tre detet", mundësitë për bashkëpunim ekonomik ndërmjet anëtarëve të saj dhe kontributin në zhvillimin e tyre ekonomik, me rishikim të veçantë në infrastrukturë dhe përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përforcimin e boshtit veri-jug në Evropën lindore, sot do të mbahet në Shkup në organizim të Odës Ekonomike në bashkëpunim me Institutin për nisma dhe politika strategjike. 

Nisma "Tre detet", përfshin trembëdhjetë vende-anëtare të BE-së të vendosura midis Detit Baltik, të Zi dhe Adriatik, përkatësisht Austria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe Greqia.

"Integrimi i Ballkanit Perëndimor në këët nismë do të kontribuojë për një lidhje më efikase të vendeve nga rajoni dhe anëtarëve të kësaj nisme dhe BE-së më gjërësisht, si dhe do të kontribuojë në forcimin e kohezionit evropian, zhvillimin e korridoreve më efikase, promovimin dhe përforcimin e korridoreve tregtare, energjetike dhe informatike, dhe me këtë edhe për përshpejtimin e rritjes ekonimike", thonë nga Oda Ekonomike.

Në ngjarjen do të drejtohet kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, ndërsa në panel diskutim do të marrin pjesë ish ambasadori Zoran Jolevski, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrioski, këshilltari i lartë i kryetarit të Fondacionit Heritixh, Xhejms Karafano, drejtori rajonal për Evropë i Institutit republikan ndërkombëtar Poll MekKarti, kryetari i kongresit serbo-amerikan dhe ish nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Vlladimir Marinkoviq dhe ish ministri i Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, Arben Malaj. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан