• петок, 21 февруари 2025

Pandov: Ka një pjesë të policëve të burgut në Shutkë të cilët nuk duhet të mbajnë uniformën e policisë dhe e turpërojnë tërë sistemin e burgjeve

Pandov: Ka një pjesë të policëve të burgut në Shutkë të cilët nuk duhet të mbajnë uniformën e policisë dhe e turpërojnë tërë sistemin e burgjeve

Shkup, 14 shkurt 2025 (MIA) - Procedura disiplinore ndaj dy policëve të burgut nga burgu i Shutkës, të cilët i kanë siguruar Vasil Jovanovit telefon, personit i cili në bulevardin "Aradhat partizane" goditi me makinë për vdekje Frosina Kulakova, tashmë kanë filluar dhe përfunduar, njoftoi sot drejtori i Drejtorisë së zbatimit të sanksioneve, Aleksandar Pandov në konferencën e përbashkët me drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësor, Sasho Kolevski. 

Pandovi theksoi se pas telefonit të gjetur tek Vasil Jovanov, pjesëtarët e policisë nga Policia intervenuese kanë shkuar për të kontrolluar qendrën e paraburgimit, ku janë gjetur 70 telefona. Kontrolli ishte bërë edhe tre ditë më vonë", tha Pandovi dhe në hapësirën e njejtë ishin gjetur edhe 35 telefona. 

"Pasi në fundjavë u gjet telefoni në Shutkë, të hënën Policia intervenuese ka shkuar atje për të kontrolluar qendrën e paraburgimit dhe ka gjetur 70 telefona. Pas dy-tre ditësh më vonë përsëri është kryer bastisje dhe janë gjetur 35 telefona. Dje, gjithashtu, në seksionet gjysmë të hapura dhe të hapura janë gjetur 30 e diçka telefona. Ky është një numër që mua më shqetëson", tha Pandovi. 

Për krahasim, shtoi ai, Policia intervenuese ka kryer kontroll në burgun e Shutkës dhe burgun e Strumicës, ku përafërsisht numri i të burgosurve ishte 110, por, siç tha, atje janë gjetur vetëm tre telefona. 

"Si krahasim, të hënën kemi pasur të njëjtin intervenim në burgun e Shtipit dhe është dashur të bëjnë kontroll në burgun e Strumicës, ku janë afërsisht 110 të burgosur dhe janë gjetur vetëm tre telefona. Është një pjesë e policëve të burgut të cilët punojnë në burgun e Shutkës të cilët nuk duhet të mbajnë uniforma policore dhe e turpërojnë gjithë sistemin e burgjeve. Duhet ta kenë të qartë se të gjithë deri në një do të kapen dhe do të përjashtohen nga puna. Do të mundohem me gjithë autoritetin tim të cilin e kam se ata që gjenden duhet të jenë prapa grilave. Në aksionet e fundit të cilat i kemi pasur doli se disa personazhe, edhe pse në burg, ishin në krye të klaneve dhe bandave të tyre të cilat i komandonin nga brenda burgjeve", tha Pandov. qa/

Foto: MIA

 

Остани поврзан