Panamaja mohon se ka bërë ndryshime lidhur me pagesën e tarifave për kalim nëpër Kanal për anijet amerikane
- Administrata e Kanalit të Panamasë ka mohuar se i ka liruar anijet në pronësi të Qeverisë amerikane nga tarifat, siç publikoi paraprakisht Departamenti i Shtetit.

Panama Siti, 6 shkurt 2025 (MIA) - Administrata e Kanalit të Panamasë ka mohuar se i ka liruar anijet në pronësi të Qeverisë amerikane nga tarifat, siç publikoi paraprakisht Departamenti i Shtetit.
Administrata e Kanalit të Panamasë, e cila është e autorizuar të rregullojë taksat dhe tarifat e tjera për tranzit përmes kanalit, raporton se nuk ka bërë ndryshime për to.
"Anijet që i takojnë Qeverisë amerikane tani mund të kalojnë falas përmes kanalit të Panamasë. Qeveria e Panamasë ka rënë dakord të mos kërkojë pagesë për tarifat e tranzitit për anijet e qeverisë amerikane për kalim përmes Kanalit të Panamasë", publikoi Departamenti i Shtetit në X.
Në kumtesë thuhet se kjo do të kursente miliona dollarë në buxhet çdo vit. Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio të shtunën gjatë vizitës së tij në Amerikën Qendrore, u takua me presidentin panamez, Hoze Raul Molino. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s