Pagesa TVSH-ja ime është në vijim, deri më tani janë paguar 552 milionë denarë, përgatiten edhe 370 milionë denarë për pagesë
- Në përfundim me ditën e djeshme janë paguar 552 milionë denarë në llogaritë e qytetarëve në bazë të TVSH-ja ime, ndërsa janë përgatitur urdhëresa për pagesën edhe të 370 milionë denarëve të tjerë, informoi sot drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Elena Petrova.
Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Në përfundim me ditën e djeshme janë paguar 552 milionë denarë në llogaritë e qytetarëve në bazë të TVSH-ja ime, ndërsa janë përgatitur urdhëresa për pagesën edhe të 370 milionë denarëve të tjerë, informoi sot drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Elena Petrova.
Te disa qytetarë, mund të ketë vonesë në pagesë, por kjo, sipas Petrovës, është për shkak të problemeve teknike që nuk varen nga DAP-i, siç është një llogari transaksionale e pavlefshme.
"Procesi për TVSH-ja ime është në vijim. Tani duhet të realizohet kthimi për tremujorin e tretë në përfundim me 30 shtatorin. Për të filluar me përpunimin e urdhëresave fillojmë pas dorëzimit të deklaratave në shtator. Mund të ketë vonesa të caktuara te disa persona fizikë për të cilët nuk është valide llogaria e transaksionit e paraqitur nga personi, gjegjësisht probleme teknike që nuk varen nga DAP-i", shpjegon Petrova.
Lidhur me kthimin e TVSH-së për kompanitë, në përfundim me ditën e djeshme është realizuar kthim prej pothuajse 500 milionë euro. Petrova thotë se ky është një proces i vazhdueshëm dhe se urdhëresat përgatiten për ato kompani që nuk janë në rrezik, ndërsa te disa kompani procesi zgjat më shumë sepse duhet të kryhen kontrolle të jashtme.
"Rreth gjysma e taksave të përcaktuara shtesë që nuk janë llogaritur dhe raportuar saktë nga tatimpaguesit kanë të bëjnë me TVSH-në. Thashë se kemi rreth 60 milionë euro taksa të përcaktuara shtesë në periudhën janar - tetor, rreth gjysma e të cilave kanë të bëjnë me Tatimin e Vlerës së Shtuar, që do të thotë se duhet të kryejmë kontrolle tatimore sepse në këtë mënyrë e mbrojmë buxhetin nga pagesat e pabazuara të parave", thotë Petrova, duke shtuar se çdo kontroll varet nga madhësia e kompanisë dhe se ndonjëherë nevojitet të zgjerohet kontrolli.
Lidhur me realizimin e planit të taksave, Petrova thotë se për periudhën janar-tetor, kanë një realizim të suksesshëm prej rreth 99 për qind për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe rreth 95 për qind për tatimin mbi fitimin. Lidhur me tatimin mbi të ardhurat personale, ku ka realizim më më të vogël se sa ishte planifikuar, Petrova thotë se kanë shumë aktivitete në vijim, ndërsa me të cilat pret të përmirësojë realizimin edhe në këtë pjesë.
Foto: MIA