• петок, 20 февруари 2026

Paga mesatare neto në nëntor 45.961 denarë

Paga mesatare neto në nëntor 45.961 denarë

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit nëntor të vitit 2025, është 45.961 denarë dhe në krahasim me muajin nëntor të vitit të kaluar është më e lartë për 9,4 për qind.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe mbështetëse për 16,5 për qind, Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale për 11,1 për qind dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave për 10,9 për qind.

Ritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm për 3,5 për qind, Shërbime administrative dhe mbështetëse për 2,2 për qind dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave për 1,2 për qind.

Paga mesatare mujore bruto për muajin nëntor të vitit 2025 është 69.141 denarë. fc/

Foto: MIA

Остани поврзан