Paga mesatare mujore neto në nëntor 41.999 denarë
- Paga mesatare neto e paguar në muajin nëntor ishte 41.999 denarë, që është një rritje prej 9,5 për qind në krahasim me muajin nëntor të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - Paga mesatare neto e paguar në muajin nëntor ishte 41.999 denarë, që është një rritje prej 9,5 për qind në krahasim me muajin nëntor të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion (15,3 për qind), Transporti dhe magazinimi (12,7 për qind) dhe Industria përpunuese (11,2 për qind).
Ulja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (8,0 për qind), Veprimtaritë e patundshmërisë (5,9 për qind) dhe Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (2,6 për qind).
Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit nëntor 2024, është 41 999 denarë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s