• среда, 10 декември 2025

Padi penale kundër ish ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski

Padi penale kundër ish ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) – Departamenti për Çrrënjosjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz në PTHP Shkup dje ka parashtruar padi penale kundër ish ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”. 

“O.S. derisa e kryente funksionin ministër i Punëve të Brendshme, gjegjësisht gjatë vitit 2021, duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare dhe autorizimin i ka mundësuar një subjekti juridik – kontroll teknik në komunën Saraj të fitojë pasuri të jashtëligjshme në vlerë prej 5.565.927 denarë”, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së. 

Siç bëhet e ditur, O.S. veprën e ka kryer në atë mënyrë që në afatin e paraparë me ligj nuk ka marrë vendim për marrjen e autorizimit për kontroll teknik në bazë të propozimit, të dorëzuar nga njësiti kompetent organizativ për çështje civile. 

“Edhe pse e dinte se afati për lëshimin e vendimit për marrjen e autorizimit ishte jo më vonë se 15 ditë nga data e paraqitjes së lëndës, ai nuk e kreu detyrën e tij zyrtare në përputhje me nenin 65, paragrafi 3 i Ligjit për Automjetet dhe nenin 5 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e lëshimit dhe marrjes së vendimit për autorizimin e personit juridik për kontrollin teknik të automjeteve dhe për kategoritë e automjeteve për të cilat lëshohet autorizimi për kontrollin teknik të automjeteve”, thonë nga MPB. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s


 

Остани поврзан