Pacientët onkologjik tashmë kanë terapi, thotë Taravari
- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot deklaroi se pacientët onkologjikë në vend tashmë kanë terapi. Njëherësh, ai theksoi se disperzimi duhet të funksionojë.

Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot deklaroi se pacientët onkologjikë në vend tashmë kanë terapi. Njëherësh, ai theksoi se disperzimi duhet të funksionojë.
"Për pacientët onkologjikë, jam i sigurt që tashmë kanë terapi. Disperzimi duhet të funksionojë. Pra, Manastiri, Tetova, Shtipi dhe SPQ “8 Shtatori” do të duhet të shpërndajnë dhe ofrojnë terapi për pacientë të caktuar që mund të pranohen në ato spitale. Do të duhet të mbeten pacientët me gjendje më të rëndë për t'u trajtuar në spitalin klinik të Klinikës së onkologjisë", u përgjigj Taravari në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit të stacionit të kompresorit për klinikat kirurgjike.
Më 21 janar pacientët në Klinikën e radioterapisë dhe onkologjisë në Shkup kanë mbetur pa terapi biologjike. Siç informuan në atë kohë për MIA-n disa prej tyre, nuk ka pasur terapi biologjike, përkatësisht barnat “atezolizumab (tecentiq)”, “bevacizumab (avastin)”, “palbociclib”, “ribociclib”, “fulvestrant” dhe “cetuximab”. Ata druanin se mund që në një kohë të shkurtë të mbarojnë edhe “trastuzumab emtansine (kadcyla), nivolumab, cobimetinib dhe vemurafenib.
MIA më pas kontaktoi edhe Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji (KURO) në Shkup.
“Situata me qasjen e terapisë biologjike është rezultat i procedurave administrative të cilat zbatohen në përputhje me buxhetin e vitit 2024. Ky buxhet është hartuar në vitin paraprak bazuar në vlerësimet e asaj kohe dhe nuk ka pasqyruar plotësisht nevojat aktuale të klinikës. Gjithashtu, duhet të merret parasysh rritja e vazhdueshme e numrit të pacientëve onkologjikë, si dhe kompleksiteti i proceseve administrative dhe financiare që ndikojnë në furnizimin e barnave”, kanë thënë nga Klinika.
Foto: arkivi i MIA-s
Video: MIA