• петок, 05 декември 2025

Pa ujë një pjesë e Komunës së Karposhit

Pa ujë një pjesë e Komunës së Karposhit

Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Pa ujë sot në orën 9:00 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët "Franklin Ruzvelt", "Rampo Levkata", "Drezdenska" dhe Konvikti studentor i Qytetit të Shkupit "Zdravko Cvetkovski" - Shkup.

Siç informojnë nga NP "Ujësjellës dhe Kanalizim" -Shkup, ndërprerja është për shkak të ndërrimit të tre kapakëve në rrugën "Franklin Ruzvelt" numër 37.  

Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан