• сабота, 22 февруари 2025

Pa rrymë një pjesë e Karposhit, Butelit, Kisella Vodës dhe Aerodromit

Pa rrymë një pjesë e Karposhit, Butelit, Kisella Vodës dhe Aerodromit

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) - Shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve "Vojvoda Vasil Çakalarov" dhe "Osllo" në komunën e Karposhit sot prej orës 9 deri në orën 12 nuk do të kenë energji elektrike.

Ashtu siç kumtoi QMK pas njoftimit të marrë nga SHA EVN Maqedoni, prej orës 11 deri në orën 14 pa rrymë do të jenë edhe shfrytëzuesit e një pjese të rrugës "Aleksandar Urdarevski", afër udhëkryqit me qarkoren, në komunën e Butelit.

Prej orës 9 deri në orën 12, energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e rrugës "Hristo Tatarçev" 16 në komunën e Kisella Vodës, ndërsa në periudhën prej orës 8 deri në 15 edhe shfrytëzuesit nga një pjesë e fshatit Lisiçe e Poshtme rreth furrës "Oreshka" në komunën e Aerodromit.  rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан