• вторник, 18 јуни 2024

Pa rrymë nesër disa pjesë të Karposhit dhe Qendrës

Pa rrymë nesër disa pjesë të Karposhit dhe Qendrës

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Pa rrymë nesër do të mbesin disa pjesë të komunave të Shkupit, Karposhit dhe Qendrës, informojnë pasdite nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat e Qytetit të Shkupit.

Siç sqarojnë, kanë marrë njoftim nga "EVN", për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër nga ora 9 deri në 11, pa energji elektrike do të mbesin përdoruesit rreth "Stop en Gou" (Stop & Go) në Momin Potok, komuna Karposh.

Ndërsa në komunën Qendër, nga ora tetë deri në ora 14:30 do të mbeten pa energji elektrike disa pjesë të bulevardit "Partizanski Odredi", nga kryqëzimi me rrugën "Leninova" deri në kryqëzimin me bulevardin "Kliment Ohridski", një pjesë e rrugëve "Naum Naumovski Borçe" dhe "Pirinska". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан