Për festën Uji i bekuar - autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës, përjashtim te 10 linja
- – NQP Shkup informon se të hënën, për shkak të festës fetare Uji i Bekuar, autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Përjashtim do të ketë te linjat 18А, 32, 51, 56, 56А, 70, 74, 81, 118 dhe 180, të cilat do të qarkullojnë sipas orarit të së shtunës.
Shkup, 16 janar 2026 (MIA) – NQP Shkup informon se të hënën, për shkak të festës fetare Uji i Bekuar, autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Përjashtim do të ketë te linjat 18А, 32, 51, 56, 56А, 70, 74, 81, 118 dhe 180, të cilat do të qarkullojnë sipas orarit të së shtunës.
Për festën Uji i Bekuar, prej orës 7 deri në orën 14, kujdestare do të jetë biletaria në Qendrën Transportuese, ndërsa teleferiku nuk do të punojë. Përkujtojnë se çdo e hënë dhe e marte e fundit të muajit janë ditë jo pune për teleferikun.
“Të krishterëve ortodoksë ua urojmë festën – Uji i Bekuar”, theksohet në kumtesë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s