• петок, 05 декември 2025

Orce Gjorgjievski merr detyrën e kryetarit të Qytetit të Shkupit, fillon aksioni për pastrimin e thellë të qytetit

Orce Gjorgjievski merr detyrën e kryetarit të Qytetit të Shkupit, fillon aksioni për pastrimin e thellë të qytetit

Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Në hapësirat e Qytetit të Shkupit sot u bë pranim-dorëzimi i funskionit të kryetarit të Qytetit të Shkupit, ku në mënyrë protakollare u takuan kryetarja në largim Danella Arsovksa dhe kryetari i sapozgjedhur i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski. 

Pas takimit, Gjorgjievski në një deklaratë për mediat paralajmëroi se sonte prej orës 20:30 do të fillojë aksioni për pastrimin e thellë të kryeqytetit, me të cilin, siç tha, e fillon realizimin e premtimit të parë ndaj qytetarëve, kthimin e qytetit në duart e tyre. 

"Filloj me punën e parë që u premtova qytetarëve, ai është çlirimi i qytetit dhe kthimi i tij tek qytetarët, duke çmontuar ato rampa që ishin para hyrjes së Qytetit të Shkupit. Sonte prej orës 20:30 fillojmë një aktivitet të thellë për pastrimin e kryeqytetit", deklaroi Gjorgjievski.  

Theksoi se pikënisja do të jetë para parkingut në sallën "Boris Trajkovski", ku do të fillojë aksioni 72-orësh për pastrimin e kryeqytetit. 

"Pikënisja jonë do të jetë para parkingut të Boris Trajkovskit, sallës sportive, dhe ju ftoj të gjithëve si media të merrni pjesë. Të njejtën, në 72 orët e ardhshme, do të japim gjithçka nga vetja që qyteti i Shkupit të shkëlqejë, siç ua premtova praktikisht bashkëqytetarëve të mi", tha Gjorgjievski.  

Kryetari i Qytetit paralajmëroi ribalans të buxhetit me të cilën do të parashikojnë projekte të reja, si dhe përfundimin e atyre që janë tashmë në proces.

Në lidhje me gjendjen në ndërrmarrjet publike, ai paralajmëroi revizione dhe shkarkime. 

"Tashmë u kam dhënë udhëzime një pjesë të bashkëpunëtorëve të mi që janë në komunikim me drejtorët e ndërmarrjeve publike, për të konfirmuar nëse të gjithë ata që kanë abuzuar me vendet e tyre të punës, ndërsa janë paguar nga qytetarët, veçanërisht ata që nuk kanë shkuar në punë, ndërsa kanë marrë rrogë, duhet të largohen që sot. Pa takt dhe pa dallim se nga cila parti politike, fe apo komb vijnë. Absolutisht do të vijoj një revizion për të gjitha ndërmarrjet publike dhe revizion do të ketë dhe në Qytetin e Shkupit", tha ai. 

Gjorgjievski iu referua edhe takimit të tij me ish-kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, të cilin e përshkroi si protokollar. 

"Mirë, ky ishte takim protokollar. Nuk e pashë orën, mendoj se ishte shumë më pak se një orë. Pas kësaj ishte dhe pjesëmarrja e një noteri, për të depozituar nënshkrimet tona dhe gjithçka tjetër të mbetur. Është normale që në pranim-dorëzim të kesh një takim protokollar", potencoi Gjorgjievski. rq/

Foto: MIA

 

Остани поврзан