Orbani e mbështeti Netanjahun në hedhjen poshtë të urdhër-arrestit ndërkombëtar
- Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka mbështetur kolegun e tij izraelit Benjamin Netanjahu në hedhjen poshtë të urdhrit për arrestim të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN).

Budapest, 3 prill 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka mbështetur kolegun e tij izraelit Benjamin Netanjahu në hedhjen poshtë të urdhrit për arrestim të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN).
"Kjo gjykatës është e degraduar deri në mjet të politikës", tha Orban në deklaratën e përbashkët për shtyp me Netanjahun në Budapest. Ai shtoi se qëndrimi i Gjykatës është evident në vendimet e tij lidhur me Izraelin.
Ai tha se "Hungaria nuk do të marrë pjesë në këtë" dhe konfirmoi se vendi i tij po tërhiqej nga Statuti i Romës, dokumenti themelues i GJPN-së.
Netanjahu e ka falënderuar Orbanin për mbështetjen që Izraeli merr nga Hungaria. Duke njoftuar tërheqjen e Hungarisë nga GJPN-ja, Orban ka treguar një "qëndrim të guximshëm dhe parimor", deklaroi Netanjahu.
GJPN ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Netanjahun në nëntor për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftën e Gazës.
Netanjahu hedh poshtë akuzat dhe pretendon se gjykata ndërkombëtare po përpiqet të sfidojë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje në luftën e tij kundër milicisë terroriste të Hamasit në Rripin e Gazës, kujton DPA. mb/
Foto. EPA