• четврток, 05 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Anëtarët e BE-së nesër do të vendosin për përgjigjen evropiane të tarifave amerikane për çelik dhe alumin

Anëtarët e BE-së nesër do të vendosin për përgjigjen evropiane të tarifave amerikane për çelik dhe alumin

Bruksel, 8 prill 2025 (MIA) - Vendet anëtare të Bashkimit Evropian nesër duhet të prononcohen për propozimin e Komisionit Evropian për masat reciproke të BE-së ndaj tarifave për çelik dhe aluminium, të vendosura nga ana e Administatës së presidentit amerikan Donald Tramp, informoi sot zëdhënësi i KE-së për siguri ekonomike, tregti, shërbime financiare dhe tarifa, Ollaf Gill.

"Nëse na japin mandatin për ato kundërmasa, pres të shpallen në fillim të javës së ardhshme", tha Gill.

Ai paralajmëroi se si fazë të dytë të përgjigjes evropiane, Komisioni Evropian javën e ardhshme do të prezantojë edhe plan për reagim të tarifave amerikane të automobilave dhe kundërmasave të vendosura nga SHBA-ja.

"Kjo do të shkojë në të njëjtën mënyrë siç e kemi bërë edhe me çelikun dhe aluminin. Fillimisht e sqaruam udhërrëfyesin, pastaj i konsultuam vendet anëtare dhe u konsultuam me industrinë para se të dalim me masat përfundimtare, që pastaj ua propozojmë vendeve anëtare për miratim", tha Gill. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан