• петок, 30 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Fon der Lajeni: BE-ja duhet të mbetet lider botëror në industrinë për teknologji të pastër

Fon der Lajeni: BE-ja duhet të mbetet lider botëror në industrinë për teknologji të pastër

Bruksel, 8 prill 2025 (MIA) - Evropa është industri udhëheqëse botërore për teknologj të pastër, por ajo histori e suksesit evropian ka sjellë sfida për sektorin e biznesit në BE, si rritja e kostove të energjisë, qasje të pamjaftueshme në financa, konkurrenca e padrejtë globale dhe problemet në blerjen e lëndëve të para të rralla, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen në një video fjalim në Konferencën për teknologji të pastër 2025.

"Nëse Evropa dëshiron të jetë lider, atëher duhet të veprojmë tani. Dhe këtë po e bënë ky Komision Evropian. Në tre muajt e fundit kemi dorëzuar dhjetë pako për ta bërë Evropën më konkurruese" tha Fon der Lajen.

Ajo theksoi se BE-ja po punon për të mobilizuar më shumë fonde për kompanitë inovative, për të thjeshtuar rregullat mjedisore për sektorin e biznesit pa devijuar nga synimet e përcaktuara klimatike, si dhe sigurimin e qasjes në lëndët e para të rralla për industrinë.

"Teknologjitë e pastra të fundit janë jetike për qëndrueshmërinë ndaj klimës dhe mbrojtjen e natyrës sonë. Sigurimi i zhvillimit të tyre në Evropë është jetik për prosperitetin tonë, sepse teknologjia e pastër do të thotë sipërmarrje, do të thotë punë me cilësi të lartë dhe një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë evropianët", shtoi Fon der Lajen në fjalim. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан