Prodhuesit evropianë të automjeteve e mbështesin uljen e doganave me SHBA-në
- Prodhuesit evropianë të automobilëve e mbështesin uljen e doganave me SHBA-në, njoftoi sot Komisioni Evropian pas bisedës mes kryetares sl KE-së, Ursula Fon der Lajen dhe përfaqësuesve të sektorit.

Bruksel, 8 prill 2025 (MIA) - Prodhuesit evropianë të automobilëve e mbështesin uljen e doganave me SHBA-në, njoftoi sot Komisioni Evropian pas bisedës mes kryetares së KE-së, Ursula Fon der Lajen dhe përfaqësuesve të sektorit.
Të prnaishmit në takim shprehën shqetësim të thellë për pasojat nga doganat e publikuara nga SHBA-ja dhe e theksuar pasigurinë për zinxhirin e furnizimit. Ata kanë shprehur mbështetje për uljen e doganave nga dy palët si pjesë e zgjidhjes së kontraktuar.
Fond der Lajen dhe komisari evropian për Tegti, Marosh Shefçoviq dje njoftuan se BE-ja në shkurt i ka ofruar SHBA-së zero dogana për importin e automjeteve.
Sipas mediave evropiane, Tramp mbrëmë e ka cilësuar këtë masë si "të pamjaftueshme". KE-ja mbrëmë u dërgoi propozime vendeve të BE-së për masa hakmarrëse për tarifat amerikane, të cilat mund të hyjnë në fuqi javën e ardhshme nëse marrin miratimin. mb/
Foto: EPA