Orban: Ukraina kërkon burime për dekadën e ardhshme që do ta fusnin Hungarinë në borxhe për dekada të tëra
- – Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi sot se burimet të cilat i kërkon Ukraina për 10 vitet e ardhshme do të mund të mbulojnë pagesë të të gjitha pensioneve në Hungari për 40 vitet e ardhshme ose të gjitha subvencionet për mbështetje familjare për 60 vitet e ardhshme.
Budapest, 8 janar 2026 (MIA) – Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi sot se burimet të cilat i kërkon Ukraina për 10 vitet e ardhshme do të mund të mbulojnë pagesë të të gjitha pensioneve në Hungari për 40 vitet e ardhshme ose të gjitha subvencionet për mbështetje familjare për 60 vitet e ardhshme.
Orbani tha se ministri i Çështjeve Evropiane, Janosh Boka e prezantoi planin e Brukselit për shpërndarje të 800 miliardë dollarëve dhe mënyrën e financimit të ndihmës për Ukrainës në mbledhje të qeverisë.
“Rezultatet janë mjaft alarmante. Rekomandimet e Brukselit do të parashikonin heqjen e pensionit të 13-të dhe të 14-të, ulje graduale të subvencioneve familjare dhe rritje të tatimeve për qytetarët”, tha Orbani.
Qeveria hungareze e hodhi poshtë planin dhe njoftoi se do ta publikojë raportin e Boka. Orbani shtoi se familjet hungareze kanë të drejtë të informohen për barrën potenciale dhe se në prill do të mund të zgjedhin ndërmjet modelit të Brukselit dhe “rrugës drejt paqes”. fc/
Foto: EPA