Orban: Nëse Evropa nuk do ta mbështeste Ukrainën, do të kishte pasur tashmë negociata paqeje
- Kryeministri hungarez Viktor Orban sot deklaroi se ukrainasit duan të vazhdojnë luftën, se Evropa i mbështet ata në këtë dhe se negociatat paqësore mund të kishin filluar shumë kohë më parë nëse vendet evropiane nuk do të kishin mbështetur Ukrainën.
Budapest, 16 mars 2026 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban sot deklaroi se ukrainasit duan të vazhdojnë luftën, se Evropa i mbështet ata në këtë dhe se negociatat paqësore mund të kishin filluar shumë kohë më parë nëse vendet evropiane nuk do të kishin mbështetur Ukrainën.
Orban tha se pengesa më e madhe për paqen është se Ukraina dëshiron të vazhdojë luftën, transmeton "Magjar nemzet".
"Të gjithë e dimë se ka pengesa për paqen. Ukrainasit duan të vazhdojnë luftën. Ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë, edhe pse po rrezikojnë të gjithë Evropën, por është ende vendi i tyre, lufta e tyre për liri", tha Orban.
Ai vlerësoi se konflikti është ende duke vazhduar sepse vendet evropiane mbështesin Ukrainën.
"Është edhe më problematike që evropianët i mbështesin ata në këtë, sepse nëse evropianët nuk do të kishin mbështetur ukrainasit, ata nuk do të kishin qenë në gjendje të vazhdonin luftën. Negociatat do të kishin mbaruar shumë kohë më parë. Dhe do të kishte pasur një armëpushim dhe paqe", theksoi Orban.
Ai arriti në përfundimin se Evropa është ajo që e mban gjallë konfliktin dhe se "nëse ata do të vinin në vete, do të mbretëronte paqja".rq/
Foto: Orbani në Fejsbuk