• понеделник, 06 април 2026

Aksios: SHBA-ja përmes ndërmjetësuesve bisedon me Iranin për armëpushimin 45 ditor

Aksios: SHBA-ja përmes ndërmjetësuesve bisedon me Iranin për armëpushimin 45 ditor

Uashington, 6 prill 2026 (MIA) - SHBA-ja, Irani dhe një grup i ndërmjetësuesve rajonalë po diskutojnë për kushtet e një armëpushimi të mundshëm 45 ditor, i cili mund të çojë në një përfundim të përhershëm të luftës, raportoi mbrëmë Aksios, duke u referuar në katër burime amerikane, izraelite dhe rajonale të njohura me bisedimet. 

Rojters nuk mundi të konfirmonte lajmin, pasi Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i shtetit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. 

Sipas Aksios, ndërmjetësuesit po diskutojnë për kushtet e një marrëveshjeje në dy faza, ku faza e parë është një armëpushim potencial 45 ditor gjatë së cilës do të zhvilloheshin negociatat për një përfundim të përhershëm të luftës. Faza e dytë do të ishte një marrëveshje për përfundimin e luftës. 

Gjithashtu, raportohet se armëpushimi mund të zgjatet nëse është e nevojshme më shumë kohë për negociata.

Presidenti amerikan, Donald Tramp, mbrëmë deklaroi për Vollstrit xhurnal se të martën në mbrëmje është afati që Irani ka për të hapur Ngushticën e Hormuzit, përndryshe do të përballet me sulme ndaj infrastrukturës kritike.

"Nëse nuk bëjnë asgjë deri të martën në mbrëmje, nuk do të kenë më centrale elektrike dhe nuk do të kenë asnjë urë", deklaroi Trampi për "Vollstrit Xhurnal". qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан