Armata ruse njoftoi se për tre orë ka rrëzuar 148 dronë ukrainas
- Armata ruse njoftoi se në peirudhë prej tre orëve forcat e saj për mbrojtje kundërajrore kanë rrëzuar gjithej 148 fluturake ukrainase pa pilot, ndërsa në pjesë të zonave të prekura po punohet në rindërtimin e furnizimit me energji elektrike.
Moskë, 6 orill 2026 (MIA) - Armata ruse njoftoi se në peirudhë prej tre orëve forcat e saj për mbrojtje kundërajrore kanë rrëzuar gjithej 148 fluturake ukrainase pa pilot, ndërsa në pjesë të zonave të prekura po punohet në rindërtimin e furnizimit me energji elektrike.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, dronët janë kapur mbrëmë me sorës 20 dhe 23.
Prefekti i portit Novorosisk të Detit të Zi, Abdrej Kravçenko deklaroi se mbetjet e dronit kanë goditur një ndërtesë banimi, por tash për tash nuk ka informacione për viktika.
Në Sevasopol, qytet portual i Gadishullit Krime, autoritetet lokale njoftuan se gjatë ditës janë regjistruar sulme me katër dronë, ndërsa në valën e fundit të slmebve janë rrëzuar edhe shtatë.
Në rajonin Donjeck të Ukrainës lindore, zyrtarët prorusë thanë se energjia elektrike ishte rikthyer në qytetet Donjeck dhe Makivka, të cilat më parë ishin ndërprerë nga sulmet ukrainase ndaj infrastrukturës energjetike, duke lënë më shumë se gjysmë milioni familje pa energji elektrike.
Ndërprerje të energjisë elektrike u raportuan gjithashtu në pjesë të rajonit Zaporozhje, i cili është gjithashtu nën kontrollin rus. Autoritetet po punojnë për të rikthyer energjinë elektrike.
Ndërkohë, në rajonin Belgorod të Rusisë, rajon kufitar shpesh i shënjestruar nga sulmet ukrainase, një dron vrau një vullnetar të Shërbimit të Mbrojtjes Civile. mb/
Foto: MIA