• понеделник, 06 април 2026

Kryetari i parlamentit iranian akuzoi Trampin se "ndjek verbërisht urdhrat" e Netanjahut

Kryetari i parlamentit iranian akuzoi Trampin se

Teheran, 6 prill 2026 (MIA) - Kryetari i Parlamentit iranian, Mohamed Bager Galibaf, akuzoi presidentin amerikan Donald Tramp se "verbërisht i ndjek urdhrat" e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, duke paralajmëruar se i gjithë rajoni mund të përfshihet në një konflikt më të gjerë.

Në një postim në rrjetet sociale Galibaf tha se, lëvizjet e pamatura të Uashingtonit e shtyjnë SHBA-në drejt një krize serioze, me pasoja potencialisht të rënda për rajonin.

"Gjithë rajoni ynë do të digjet nëse vazhdoni me këtë politikë", citoi ai, duke aluduar në mbështetjen amerikane të Izraelit.

Një zyrtar iranian shtoi se zgjidhja e vetme është respektimi i të drejtave të popullit iranian dhe ndalimi i asaj që ai e quajti "lojë e rrezikshme ushtarake".

Tensionet u rritën pasi SHBA dhe Izraeli më 28 shkurt filluan sulme ndaj Iranit, që plotësisht e përrkeqësoi gjendjen e sigurisë në Lindjen e Mesme. sa/

foto/MIA arkivi

Остани поврзан