• понеделник, 06 април 2026

UNIFIL paralajmëron përgjigje të mundshme ndaj zjarrit nga Izraeli ose Hezbollahu

UNIFIL paralajmëron përgjigje të mundshme ndaj zjarrit nga Izraeli ose Hezbollahu

Bejrut, 6 prill 2026 (MIA) - Misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) ka paralajmëruar se pjesëtarët e saj mund të reagojnë ndaj konfliktit të armatosur që vazhdon midis forcave izraelite dhe lëvizjes Hezbollah në Libanin jugor.

Në komunikatë thuhet se ekziston shqetësim serioz në Mision për shkak të sulmeve të kryera nga të dyja palët në afërsi të pozicioneve paqeruajtëse të cilat, siç thuhet, "mund të çojnë në një përgjigje të armatosur".

UNIFIL u bëri thirrje të gjitha palëve të ndërpresin zjarrin dhe të ndërmarrin hapa konkretë drejt uljes së tensioneve të situatës.

Misioni i Kombeve të Bashkuara është vendosur në Liban që nga viti 1978 me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

foto/EPA

 

 

Тагови

Остани поврзан