• петок, 05 декември 2025

Orban: Brukseli është në probleme të mëdha, kërkon mjete të reja për Ukrainën

Orban: Brukseli është në probleme të mëdha, kërkon mjete të reja për Ukrainën

Budapest, 18 nëntor 2025 (MIA) - Brukseli po përballet me probleme të mëdha, deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban, duke i thënë dhe kryteares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, se "do të ketë çka të thotë", në lidhje me kërkesën e saj për mjete financiare shtesë për Ukrainën. 

Në një publikim në Fejsbuk, ai deklaroi se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kishte dërguar një letër të jashtëzakonshme vendeve anëtare, duke kërkuar mjete shtesë "për financimin e Ukrainës".  

"Do të kemi çka të tregojmë dhe për këtë", tha Orban.  

Në vazhdim të publikimit është fotografia e Orbanit në kosultim me shefin e kabinetit të kryeministrit, Gergel Gunjas, ministri i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto, ministri i Ekonomisë kombëtare, Marton Nagj, këshilltari politik Ballash Orban dhe sekretari i shtetit i ngarkuar për byronë e programit të kryeministrit Jan Mateo. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан