• сабота, 22 февруари 2025

Operacion i ndërlikuar i kryer në vend, shpëtohet jeta e pacientes 74 vjeçare

Operacion i ndërlikuar i kryer në vend, shpëtohet jeta e pacientes 74 vjeçare

Shkup, 22 janar 2025 (MIA) - Këtë fundjavë në vend është kryer një procedurë e ndërlikuar hibride - implant i valvulës biologjike të pozicionit mitral -valvulë në valvulë, tek një paciente 74-vjeçare në gjendje të rëndë të përgjithshme me funksion të çrregulluar në veshka dhe të vendosur në aparat për dializë. Në konferencën e sotme për shtyp në klinikën "Zhan Mitrev", ku është kryer  procedura, është theksuar se metoda mini-invazive në zëvendësim të protezës të valvulës mitrale është e rrallë në korniza botërore. Ekipi i përbërë nga kardiokirurgë dhe kardiologë intervenues, ka kryer një procedurë të suksesshme me TMVI (transcatether mitral valve implatation procedure) implant të valvulës, pa operacion klasik. Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se tashmë i nxisin spitalet private që të punojnë në raste që paraprakisht janë bërë jashtë vendit.

Proteza e valvulës mitrale është vendosur përmes majes së zemrës në pozicionin mitral, pa u operaruar pacientja në mënyrë klasike.

"Dalimi mes operacionit klasik dhe këtij intervenimi është që ka vetëm hapje të vogël në kraharor - pesë centimera nga ana e majtë, përmes së cilës ka qasje në majen e zemrës dhe me ndihmën e kateterit të veçantë vendoset valvula e re në atë ekzistuese, pa u përdorur me këtë rast qarkullimi jashtëtrupor, është theksuar në ngjarje.

Ekipi i kardiokirurgëve dhe kardiologëve intervenues është kryesuar nga dr. Zhan Mitrev, së bashku me dr. Oliver Bushletiq, specialist të mjekësisë intervenuese, subspecialist kardiolog dhe dr. Vilma Ampova Sokolov, specialiste e mjekësisë intervenuese, subspecialiste kardiologe.

Drejtori i FSSH, Klekovski deklaroi se tashmë i nxisin spitalet private të punojnë në raste që më parë janë dërguar jashtë vendit dhe se " arritjet e këtilla kardiokirurgjike tregojnë për potencialin e madh të kujdesit shëndetësor në Maqedoni". Ai shtoi se intervenimi u mundësua nga qasja e FSSH-së për një paketë për pacientët më të moshuar.. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан