• петок, 05 декември 2025

OEMVP organizoi edicionin e 16-të të TOP 100 për vitin 2025

OEMVP organizoi edicionin e 16-të të TOP 100 për vitin 2025

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA)- Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) mbrëmë shpalli fituesit e edicionit të 16-të të TOP 100™ 2025, ngjarje e cila këtë vit u kurorëzua me 20-vjetorin e themelimit të Odës. Me mbi 400 të pranishëm, mes tyre Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, ministra, ambasadorë, drejtues institucionesh, partnerë ndërkombëtarë, dhe mbi të gjitha me prezencë të jashtëzakonshme të  kompanive tona, OEMVP edhe njëherë dëshmoi relevancën e saj ekonomike dhe të komunitetit të biznesit si dhe rolin e saj në zhvillimin e vendit.

Fituesit e çmimeve për vitin 2024 në disa kategori të rëndësishme për biznesin janë:

– “Gruaja e suksesshme në biznes” – NITA’S FACE CARE

– “Partneriteti më i suksesshëm” – VARUS

– “Top Eksportuesi” – BENTON-NI

– “Top Investime” (4.4 milion €) – ATS GROUP

– “Kompania me rritje më të shpejtë” – MULTIPARK IZAIRI

– “Kompania me investime në transformimin energjetik” – GREEN FIELD

– “Kompania me Përgjegjësi Shoqërore Korporative” – IN HOME SERVICE

Mirënjohja speciale iu nda Lansky, Ganzger, Zeqiri + Partner Skopje për kontributin e tyre në procesin kushtetues kundër Ligjit për Tatimin Solidar, një vendim historik që mundëson kthimin e rreth 49 milionë eurove tek kompanitë vendore.

Në bazë të metodologjisë së avancuar të OEMVP-së, u shpallën pesë kompanitë më të suksesshme të vitit:

TOP 1 – DAUTI KOMERC,

TOP 2 – POFIX,

TOP 3 – NEPTUN,

TOP 4 – KIPPER,

TOP 5 – ADRIJUS.

 

 

 

Тагови

Остани поврзан