OBSH shpreson se SHBA-ja do ta rishqyrtojë vendimin për tërheqjen nga organizata
- – Organizata Botërore e Shëndetësisë shfaqi shpresë se presidenti amerikan Donald Tramp do ta rishqyrtojë vendimin e tij për tërheqje të SHBA-së nga organizata, transmetuan agjencitë botërore.
Gjenevë, 21 janar 2025 (MIA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë shfaqi shpresë se presidenti amerikan Donald Tramp do ta rishqyrtojë vendimin e tij për tërheqje të SHBA-së nga organizata, transmetuan agjencitë botërore.
Trampi mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë e nënshkroi urdhrin ekzekutiv për tërheqjen nga OBSH, vetëm disa orë pas marrjes së funksionit.
“Shpresojmë se SHBA-ja do ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe shpresojmë se mund të ketë dialog konstruktiv nga i cili do të përfitojnë të gjithë, për amerikanët, por edhe për popujt përgjatë botës”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jazareviq në konferencën për media në Gjenevë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s