• сабота, 21 февруари 2026

Obama: Vrasja e Pretit është thirrje për zgjim të çdo amerikani

Obama: Vrasja e Pretit është thirrje për zgjim të çdo amerikani

Uashington, 26 janar 2026 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Barak Obama ishte mes atyre që i kanë dënuar të shtënat e dyta fatale ndaj civilëve nga ana e nëpunësve amerikane për emigracion në afat prej dy javëve, duke deklaruar dhe para qytetarëve se kanë të drejtë të jenë të zemëruar, njofton DPA.

"Vrasja e Aleks Pretit është një tragjedi e vështirë. Gjithashtu, duhet të jetë thirrje për zgjim të çdo amerikani, pa marrë parasysh partinë, se shumë nga vlerat tona bazike si komb janë shumë të sulmuara", tha Obama në një postim në X si përgjigje e të shtënave në qytetin amerikan Mineaopolis të shtunën.

"Tashmë me javë, njerëzit në mbarë vendin me të drejtë janë të zemëruar nga spektaklet e pjesëtarëve të maskuar të ICE dhe agjentëve tjerë federalë, të cilët veprojnë pa u ndëshkuar dhe përfshihen në taktika, të cilat siç duhet janë të disenjuara që t'i frikësojnë, shqetësojnë dhe rrezikojnë banorët në një qytet të madh amerikan", transmeton agjencia gjermane.

Obama u bëri thirrje amerikanëve që të "përmbahen dhe të inspirohet nga vala e protestave të qeta" në Mineapolis dhe në pjesë tjera të vendit.

Ish-kolegu i presidentit amerikan Bill Klinton i përsëriti fjalët e Obamës.

"Në çdo hap, ata që ishin në pushtet na gënjyen, na thanë të mos besonim atë që pamë me sytë tanë dhe promovuan taktika gjithnjë e më agresive dhe armiqësore, duke përfshirë pengimin e hetimeve nga autoritetet lokale", tha ai në një deklaratë.

Përveç kësaj, demokratët në Senatin e SHBA-së kanë kërcënuar të bllokojnë fondet buxhetore për Departamentin e Sigurisë Kombëtare.

Pas vdekjes së Preti, një teknik mjekësor 37-vjeçar i bardhë që punonte në një spital veteranësh, protestat kanë shpërthyer përsëri në Mineapolis kundër bastisjeve të deportimit dhe shtypjes së rezistencës paqësore ndaj tyre, kujton DPA.

Vrasja vjen vetëm dy javë pasi 37-vjeçarja Rene Gud u qëllua për vdekje në veturën e saj nga agjentë federalë në të njëjtin qytet, duke shkaktuar demonstrata në të gjithë vendin pasi videot u shfaqën për të hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve se agjentët ishin në rrezik vdekjeprurës gjatë incidentit. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан