Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi ndërmjet QMK-së dhe PN Mali Sharr
- Sot, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, dhe drejtori i Parkut Nacional Mali Sharr, Evzal Elmazi, zyrtarisht nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Sot, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, dhe drejtori i Parkut Nacional Mali Sharr, Evzal Elmazi, zyrtarisht nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Me këtë dokument, institucionet vendosin partneritet për parandalim më efikas, paralajmërim të hershëm, mbrojtje dhe reagim të koordinuar ndaj zjarreve, vërshimeve, dukurive ekstreme atmosferike dhe rreziqeve të tjera që mund të ndikojnë në territorin e Malit të Sharrit.
Memorandumi përfshin shkëmbim informacioni 24/7, aktivitete të përbashkëta në terren, protokolle veprimi, trajnimet, ushtrime dhe iniciativa për mbrojtjen e vlerave natyrore të parkut.
Ky hap paraqet një avancim të rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë, gatishmërisë dhe koordinimit institucional, theksojnë nga QMK. sa/
Foto: QMK