• сабота, 22 февруари 2025

Nënshkrim i marrëveshjeve mes SHA EMV dhe Grupit bankar KfW

Nënshkrim i marrëveshjeve mes SHA EMV dhe Grupit bankar KfW

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Nën patronatin e kryeministrit Hristian Mickoski sot do të nënshkruhen marrëveshjet e ndara mes SHA EMV dhe Grupit bankar KfW (institucion financiar publik gjerman për mbështetje të sipërmarrësisë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme), informojnë nga Qeveria.

Sqarojnë se SHA EMV me kredi të volitshme nga KfW Banka zhvillimore gjermane, fillon cikël të ri të projekteve investuese në burime ripërtëritëse të energjisë. Bëhet fjalë për ndërtim të elektrocentralit fotovoltaik "Manastir 2" dhe realizimin e fazës së dytë të ndërtimit të parkut me erë "Bogdanci".

Mjetet për këto dy projekte në shumë prej 55.000.000 euro janë siguruar përmes kredisë me garancë shtetërore të nënshkruar nga Ministria e Financave sipas kushteve jashtëzakonisht të volitshme, me afat pagese prej 15 viteve dhe grejs periudhë të përfshirë prej 5 viteve.

Pas nënshkrimit, konferencë për shtyp do të mbajnë krymeinistri Hristian Mickoski dhe Moric Reme, drejtor rajonal i zyrës sl KfW Bankës gjermane për Shkup dhe Prishtinë. ab/

foto: МIА arkivi





 

Остани поврзан