• сабота, 06 декември 2025

Nënshkrim i marrëveshjes për ndërtim të tunelit hekurudhor ndërkufitar në hekurudhën e Bullgarisë

Nënshkrim i marrëveshjes për ndërtim të tunelit hekurudhor ndërkufitar në hekurudhën e Bullgarisë

Gjueshevë, 6 nëntor 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Bullgarisë, Grozdan Karaxhov sot do të nënshkruajnë Marrëveshje për përgatitje, ndërtim dhe operacionalitet të tunelit ndërkufitar të Korridorit 8.

Cereminia e nënshkrimit do të organizohet në stacionin hekurudhor Gjueshevë, ndërsa është parashikuar të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, NATO-s, SHBA-së, Bankës Evropiane Rindërtuese, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe përfaqësues të Bankës Botërore.

null

Siç informojnë nga Ministria e Transpotit, ndërtimi i tunelit hekurudhor do të paraqet pikë ndërkufitare të dy shteteve të Korridorit 8.

Gjatësia e projektuar e tunelit është rreth 2,4 kilometra nga të cilat 1,2 janë në territorin e Maqedonisë.

"Ndërtimi i Korridorit hekurudhor 8, krahas rëndësisë ekonomike për Maqedoninë dhe rajonin, ka edhe rëndësi të sigurisë në kuadër të NATO-s. Në këtë drejtim, në Korridorin lindor 8 tashmë është ndërtuar dhe lëshuar në qarkullim hekurudha nga Kumanova deri në Bellakoc", theksojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Aksi nga Bellakoci deri në Kriva Pallankë është ë fazë ndërtimi, ndërsa intensivisht punohet edhe në përgatitje të aksit të tretë nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë, e cila në vazhbdim do ta përfshijë edhe zgjidhjen e tunelit. mb/

Foto: MIA

 

Остани поврзан