• четврток, 04 декември 2025

Nënkryetari i Kuvendit Milloshoski do të marrë pjesë në samitin e 4-t parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë

Nënkryetari i Kuvendit Milloshoski do të marrë pjesë në samitin e 4-t parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë

Shkup, 23 nëntor 2025 (MIA) - Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Antonio Milloshoski, sot do të marrë pjesë në Samitin e katërt parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 nëntor 2025 në Stokholm, Mbretëria e Suedisë.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, në përbërje të delegacionit është edhe edhe Boban Stojanoski, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kuvendit. 

Samiti është bashkëorganizuar nga Ruslan Stefançuk, kryetar i Radës supreme të Ukrainës, dhe Andreas Norlen, kryetar i Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë.

Në Samit do të marrin pjesë mbi 20 kryetarë të parlamenteve, 10 nënkryetarë parlamenteve dhe kryetarë të asambleve parlamentare.

Samiti inaugurues i Platformës së Krimesë u mbajt në Kiev më 23 gusht 2021 në nivelin e krerëve të shteteve dhe qeverive. Samiti i parë i Dimensionit Parlamentar të Platformës së Krimesë u mbajt në vitin 2022 në Zagreb, Republika e Kroacisë, Samiti i dytë u mbajt në vitin 2023 në Pragë, Republika Çeke dhe Samiti i tretë Parlamentar u mbajt në vitin 2024 në Riga, Letoni. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан