Në vërshimet në Tajlandë humbën jetën 145 njerëz
- – Numri i viktimave në vërshimet të cilat e goditën pjesën jugore të Tajlandës u rrit në 145.
Bangkok, 28 nëntor 2025 (MIA) – Numri i viktimave në vërshimet të cilat e goditën pjesën jugore të Tajlandës u rrit në 145.
Më shumë se 1,2 milionë amvisëri dhe 3,6 milionë njerëz janë goditur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe vërshimet në 12 provinca në jug të Tajlandës. Më e goditur është provinca Songlhla, ku humbën jetën 110 persona.
Shërbimi meteorologjik i Tajlandës njoftoi se reshjet janë ulur, por paralajmëroi se janë të mundshme stuhi dhe bubullima në disa rajone. fc/
Foto: EPA