• сабота, 22 февруари 2025

Në VK Bogorodicë në një kamion janë gjetur dhe konfiskuar mbi 150 kilogramë mariuhanë, ndërpritet transporti ndërkombëtar i drogës

Në VK Bogorodicë në një kamion janë gjetur dhe konfiskuar mbi 150 kilogramë mariuhanë, ndërpritet transporti ndërkombëtar i drogës

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta operative të nëpunësve policorë dhe doganorë, është penguar përpjekja e transportit ndërkombëtar të drogës narkotike -marihuanë. Gjatë kontrollit të hollësishëm të mjetit transportues motorik – kamion me targa regjistrimi të Shkupit, të kryer në vendkalimin kufitar Bogorodicë, është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e drogës narkotike marihuanë, për të cilën do të kryhet analizë forenzike dhe ekspertizë shtesë. 

Sipas informatave fillestare, njoftuan sot nga MPB, mjeti transportues ka hyrë nga Kosova, i cili përmes Maqedonisë është dashur të shkojë në Greqi, me destinacionin e fundit Turqinë.

"Ky aksion i suksesshëm është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Doganave, dhe është vërtetim i përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe tregtisë së paligjshme me mjete narkotike, për ç’gjë u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit në nëntor të vitit 2024", ishte nënshkruar Memorandum për Bashkëpunim, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.

Hetimi vazhdon për të vërtetuar të gjithë personat e përfshirë dhe mënyrën e organizimit të transportit. Opinioni do të informohet në kohë për të gjitha hollësitë e mëtejme të rastit. fc/

Foto dhe video: MPB

Остани поврзан