• четврток, 04 декември 2025

Në vitin 2026 pres trend të ngjashëm të rritjes së pagave nga nëntë deri në dhjetë për qind, thotë Mickoski

Në vitin 2026 pres trend të ngjashëm të rritjes së pagave nga nëntë deri në dhjetë për qind, thotë Mickoski

Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se pret që trendi aktual i rritjes së pagave të vazhdojë vitin e ardhshëm dhe mesatarisht të jetë midis nëntë dhe dhjetë për qind.

"Buxheti përfshin fonde për të gjithë ata përdorues të buxhetit për të cilët parashikohet një rritje në përputhje me marrëveshjet kolektive, si në kujdesin shëndetësor dhe arsim. Supozoj se do të vazhdojmë të negociojmë marrëveshje të caktuara kolektive. Dhe ne duam dhe digjemi nga dëshira për t'u ulur dhe për t'i negociuar ato, veçanërisht në sektorin e administratës, administratorët të cilët vlerësojmë se për shkak të interesave të një pakice në sindikatë mbeten jashtë këtij procesi dhe kanë vendosur të shtyjnë politikën në vend që të kërkojnë të drejta sindikale", deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se pret gjithashtu një rritje të produktivitetit, diçka që është gjithashtu shumë e rëndësishme, veçanërisht në fushën e pagesës së pagave dhe beson se kjo ka ndaluar trendin rënës në vitin e fundit.

"Pres që inflacioni pas kësaj rritjeje në tetor, që është për shkak të bazës së ulët, sepse vitin e kaluar në tetor kishte një shportë vjeshtore, të vazhdojë trendin në rënie për nëntorin dhe dhjetorin dhe në bazë vjetore ta përfundojë këtë vit në afërsisht katër për qind dhe të stabilizohet midis dy dhe tre për qind vitin e ardhshëm. Dhe duhet të marrim parasysh kapacitetin e ekonomisë sonë, të paktën atë formal", shtoi Mickoski.

Kryeministri theksoi se ekonomia e vendit në 24 vitet e fundit ka gjeneruar një fitim prej rreth 300 mijë denarësh për punonjës, që është diku rreth pak më shumë se 400 euro bruto për punonjës.

"Të supozojmë se pronarët e bizneseve, a janë ata individë, apo janë shoqata me përgjegjësi të kufizuar ose SHA, të vendosin që gjithë fitimin ta transmetojnë në të ardhurat publike të të punësuarve. Atëherë bruto paga mesatare e të gjithë të punësuarve do të rritet për jo më shumë se 24 mijë denarë bruto pagë në muaj ose kjo do të ishte neto prej rreth 16 mijë denarë. Nga diçka mbi 45 mijë aktualet do të vijmë deri në 61 mijë denarë, diçka mbi një mijë euro. Kjo me kushtin që pronarët e bizneseve të thonë se tani nuk duam fitim, gjithë fitimin do ta bartim në bruto pagat e të punësuarve. Ky është kapaciteti formal i ekonomisë sonë", tha Mickoski.

Kryeministri shtoi se kjo për të është shqetëlsuese, sepse, siç thozë, ky është potencial i dobët.

Mickoski edhe një herë potencoi se e gjithë ajo që i përket shtetit, që është arritur si marrëveshje me sindikatat, në arsim, shëndetësi, në segmente tjera do të respektohet në mënyrë maksimale, si dhe gjithë ajo që vijon konform ligjit, ndërsa është rezulat i nivelizimit të pagës minimale, e cila me ligj gjithashtu do të rritet, nëse punëdhënësit dhe punonjësit nuk arrijnë marrëveshje ndryshe. Paralajmëroi se në fillim të dhjetorit do të ketë Këshill ekonomik social, në të cilin do të hapen të gjitha këto çështje. mb/

Foto: Qeveri

Остани поврзан