• петок, 21 февруари 2025

Në vend që të kërkohet refundim, "kleksan"-i do të mund të merret me recetë në barnatore, paralajmëroi Klekovski

Në vend që të kërkohet refundim,

 Shkup, 14 shkurt 2025 (MIA) - Në vend që të kërkohet refendum, antikoagulanti "kleksan" do të mund të merret me recetë në barnatore, paralajmëroi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtorin e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov.

Siç theksoi Klekovski, janë kërkuar dy ndryshime në rregullore, përkatësisht të mundësohet kalimi i medikamenteve nga lista spitalore në listën pozitive të barnatoreve, si dhe t'i jepet e drejta Fondit për të negociuar për çmimet e medikamenteve të subvencionuara. 

 "Lista pozitive paraqet një formë e subvencionimit për medikamente të caktuara. Konsiderojmë se kur shteti i subvencionon tashmë, duhet të kemi të drejtë të negociojmë për çmimin e tyre, e jo të pranojmë automatikisht çmimin e shitjes me shumicë. Kemi vërejtur se me rritjen e mëparshme të listës pozitive, të gjithë prodhuesit i përdornin çmimet maksimale të lejuara", tha Klekovski.

 Shtoi se  medikamentet në listën pozitive duhet të jenë me çmim më të ulët, në mënyrë që subvencionet të kenë efekt real.

"Prioriteti ynë i parë është kalimi te antikoagulantët, veçanërisht "kleksani", i cili tashmë është në listën e spitaleve. Në vend që pacientët të presin për refundim, do të mund direkt  të marrin  me recetë. Presim sapo Komisioni të fillojë me punë dhe  dhe të harmonizohen rregulloret,  ky ndryshim të bëhet realitet", tha Klekovski. 

 Sipas tij, prodhuesit nuk duan të përfshijnë  antikoagulantin "ksaletro" në listën pozitive,  duke theksuar se Fondi është duke biseduar me një nga prodhuesit për të siguruar një çmim më të ulët.

"Po bisedojmë me një nga prodhuesit për të siguruar çmim më të ulët, pasi ky medikament shpesh përdoret tek të moshuarit me probleme kardiake",  shtoi Klekovski. 

Foto: MIA 

 

Остани поврзан