• сабота, 06 декември 2025

Në Taxhikistan janë vrarë pesë persona dhe janë plagosur pesë të tjerë në dy sulme tejkufitare nga Afganistani

Në Taxhikistan janë vrarë pesë persona dhe janë plagosur pesë të tjerë në dy sulme tejkufitare nga Afganistani

Dushanbe, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Pesë persona janë vrarë, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur në dy sulme ndaj Taxhikistanit nga Afganistani fqinj gjatë javës së kaluar, publikoi sot pres-shërbimi qeveritar i presidentit Emomali Rahmon.

Në komunikatë thelsohet se Rahmon është takuar me drejtuesit e agjencive të sigurisë që të bisedoj për situatën dhe mënyrat e përforcimit të sigurisë kufitare.

Mediat britanike transmetojnë se presidenti Rahmon i ka dënuar ashpër veprimet ilegale dhe provokative të qytetarëve afganë dhe ka urdhëruar që të ndërmerren masa shtesë për zgjidhjen e problemit dhe parandalimin e përsëritjes sl incidenteve të këtilla.

Taxhikistani, ish-republikë sovjetike me popullatë prej rreth 11 milionë, ka marrëdhënie të tensionuara me autoritetet talebane në Afganistan.

Autoritetet taxhikistaneze, të  cilat paraprakisht paralajmëruan për trafikantë të drogës dhe minierave ilegale përgjatë kufirit me Afgfanistanin, javën e kaluar publikuan se tre shtetas kinezë janë vrarë në një sulm me fluturake pa pilot nga Afganistani. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан