• сабота, 06 декември 2025

Në Shkup fillon Konferenca e tretë e MARES kushtuar rinovimit të energjisë

Në Shkup fillon Konferenca e tretë e MARES kushtuar rinovimit të energjisë

Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) - Konferenca e tretë e MARES, kushtuar temës "Strukturimi i së ardhmes së energjisë së rinovueshme", do të mbahet sot në orën 08:30 në hotelin "Limak" në Shkup. 

MARES 2025 është ngjarje kushtuar çështjeve aktuale dhe drejtimeve të ardhshme në energjetikë. Do të flitet për gjendjen e tregtisë, politikave të reja, investimeve, burimeve të rinovueshme dhe hapave konkret për një sistem energjetik më efikas dhe më të qëndrueshëm në vend dhe rajon. 

Konferenca do të bashkojë përfaqësues të institucioneve, kori diplomatik, rregullatorëve, investitorëve, organizatave ndërkombëtare dhe ekspertëve të industrisë. rq/

Foto: MARES

Остани поврзан