Në Qendër Zhupë deri më tani nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për kryetar komune
- Në Komunën Qendër Zhupë, ku më 11 janar përsëriten zgjedhjet për kryetar komune, deri pasdite nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Dibër, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Në Komunën Qendër Zhupë, ku më 11 janar përsëriten zgjedhjet për kryetar komune, deri pasdite nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
"Deri në afatin e fundit për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturë të pavarur, asnjë kandidat nuk është paraqitur, që do të thotë se në garën për kryetar komune nuk do të ketë kandidat të pavarur. Gjithashtu, deri pasdite nuk është paraqitur asnjë kandidaturë nga asnjë parti politike", tha për MIA-n Nexhip Iljaz, kryetar KKZ-së.
Theksoi se kandidatura mund të dorëzohen sot deri në orën 24.
Në zgjedhjet e 19 tetorit, pati tre kandidatë të propozuar nga partitë politike, por kryetari komune, por nuk u zgjodh për shkak koncensusit pa siguruar pragun e 1/3 të trupit të përgjithshëm votues, gjegjësisht 7551 persona me të drejtë vote.
Për momentin, me vendim të Qeverisë, komuna ka një të besueshëm me kompetencat e një kryetari komune. Ky është Arian Ibraim, i cili ka qenë kryetar i Komunës së Qendrës Zhupa për tre mandate radhazi.
Foto: MIA