Në Qendra Zhupë votuan dy persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, aq sa ishin regjistruar
- – Në Komunën Qendra Zhupë, të drejtën e votës në kushte shtëpiake sot e shfrytëzuan dy persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, aq sa ishin regjistruar.
Dibër, 10 janar 2026 (MIA) – Në Komunën Qendra Zhupë, të drejtën e votës në kushte shtëpiake sot e shfrytëzuan dy persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, aq sa ishin regjistruar.
“Kërkesë në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve dërguan dy persona dhe të njëjtat u pranuan, ndërsa sot votuan. Në zgjedhjet më 19 tetor të vitit të kaluar që ta realizojnë të drejtën e tyre të votës ishin regjistruar 12 persona, sa edhe u pranuan, ndërsa votuan 11 persona”, deklaroi për MIA-n, Nexhip Iljaz, kryetar i komisionit.

Në këtë komunë zgjedhja për kryetar komune përsëritet për shkak se nuk ishte siguruar pjesëmarrja prej 1/3 ose 33,33 për qind të trupit votues, ndërsa në garë ishin tre kandidatë.
Tani në fletën e votimit është vetëm një kandidat dhe siç dihet nuk nevojitet census. Por, duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të votuesve që dalin në votim (50% + 1 votë).
“Do të votohet në 16 vendvotime ndërsa në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 7562 persona, që është për 11 më shumë nga 19 tetori, kur këtë të drejtë e realizuan 21,49 për qind nga gjithsej 7551 votues të regjistruar. Materiali zgjedhor është shpërndarë dhe presim që procesi i nesërm zgjedhor të kalojë si më mirë”, tha Iljaz.
Komuna Qendra Zhupë, e cila njihet sipas migrimit masiv pas regjistrimit të fundit ka 3720 banorë. fc/
Foto: MIA