• сабота, 06 декември 2025

Në përmbytjet në Vietnam për një javë kanë vdekur mbi 90 persona

Në përmbytjet në Vietnam për një javë kanë vdekur mbi 90 persona

Hanoi, 23 nëntor 2025 (MIA) – Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor e Vietnamit kumtoi se në përmbytjet që kanë goditur vendin brenda një jave, kanë vdekur të paktën 90 persona. 

Që nga 16 nëntori, më shumë se 60 trupa janë gjetur në provincën malore Dak Lak në Vietnamin qendror, ku uji në rritje ka përmbytur dhjetëra mijëra shtëpi.

Në pjesët jugore dhe qendrore të Vietnamit, bie shi vazhdimisht që nga fundi i tetorit, për të cilin shkak shumë destinacione turistike, vende historike dhe shtëpi janë nën ujë.

Në qytetin bregdetar të Nja Trang, në Vietnamin jugor, lagje të tëra janë nën ujë, ndërsa janë regjistruar edhe rrëshqitje toke në malin Da Lat, një destinacion i njohur turistik.

Më shumë se 80.000 hektarë me fusha orizi dhe të mbjella të tjera janë shkatërruar, kurse mbi 3.2 milionë bagëti janë shkatërruar nga ujërat në rritje.

Për shkak të stuhisë, sot janë mbyllur disa autostrada dhe hekurudha, ndërsa pa energji elektrike kanë mbetur rreth 129.000 qytetarë.

Vlerësohet se përmbytjet shkaktuan dëme me vlerë rreth 300 milionë euro.

Autoritetet kanë vendosur helikopterë për të shpërndarë ushqim në zonat e izoluara, ndërsa dhjetëra punonjës humanitarë janë në terren duke ofruar veshmbathje dhe tableta për pastrimin e ujit.

Vietnami përballet me shira të rrëmbyeshëm çdo vit nga qershori deri në shtator, por ekspertët paralajmërojnë se shirat po bëhen më shkatërrues dhe të shpeshtë për shkak të ndryshimeve klimatike. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан