Në përmbytjet në Tajlandë humbën jetën 33 persona
- Numri i viktimave nga përmbytjet që goditën pjesën jugore të Tajlandës është rritur në 33, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Siripong Angkasakulkiat.
Bangkok, 26 nëntor 2025 (MIA) - Numri i viktimave nga përmbytjet që goditën pjesën jugore të Tajlandës është rritur në 33, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Siripong Angkasakulkiat.
Reshjet e rrëmbyeshme të shiut të javës së kaluar shkaktuan përmbytje në dhjetë provinca jugore. Në qytetin e Hat Jai janë regjistruar reshjet më të dendura në 300 vjet, në një ditë ka rënë 335 milimetra shi.
Autoritetet tajlandeze kanë dërguar anije luftarake dhe helikopterë për të ofruar ndihmë. Ekipet mjekësore po përgatiten të shndërrojnë një aeroplanmbajtëse në një spital lundrues.
Një pjesë e popullsisë po presin ekipet e shpëtimit në çatitë e tyre, pasi shtëpitë e tyre janë nën ujë. Më shumë se dy milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet, por vetëm 13.000 janë dërguar në strehimore. rq/
Foto: EPA