• сабота, 22 февруари 2025

Në një ngjarje është zbuluar pllaka-përkujtimore në kujtim të të vdekurve në aksidentin e komunikacionit në Llaskarcë

Në një ngjarje është zbuluar pllaka-përkujtimore në kujtim të të vdekurve në aksidentin e komunikacionit në Llaskarcë

Gostivar, 13 shkurt 2025 (MIA) – Në një ngjarje përkujtimore në parkun e sheshit të qytetit në Gostivar ishte zbuluar pllaka përkujtimore në kujtim të të vdekurve në aksidentin e komunikacionit në Llaskarcë të Shkupit. Në këtë ngjarje tragjike në ditën e sotme në vitin 2019 jetët i humbën gjashtëmbëdhjetë banorë të Gostivarit dhe vendeve përreth, ndërsa tridhjetë udhëtarë ishin lënduar. 

Në tubim sot pasdite përveç familjarëve të të vdekurve dhe miqve të tyre të cilët ndezën qirinj dhe vendosën lule, mori pjesë edhe një delegacion i komunës, i kryesuar nga u.d. kryetari Valbon Limani, të cilët në mënyrë simbolike vendosën 16 trëndafila. 

“Erdhëm këtu që ta shënojmë gjashtë vjetorin nga ngjarja tragjike dhe ta zbulojmë pllakën përkujtimore me emrat e viktimave në aksident. Me këtë njëherësh duam edhe tu shprehim ngushëllime familjeve të cilët i humbën më të dashurit dhe të dërgojmë porosi që ngjarje të tilla të mos përsëriten në qytetin tonë”, tha kryetari Limani. 

Me vendosjen e pllakës përkujtimore në nder dhe kujtim të të vdekurve në autobusin e transportuesit “Durmo Turs” autoritetet komunale e përmbyllën nismën të cilën e filloi në dhjetor të vitit 2022. Atëherë një pjesë e parkut në qendër të Gostivarit ishte rregulluar dhe në të u mbollën gjashtëmbëdhjetë drunj, ndërsa më vonë u vendosën edhe tabela me emrat e të vdekurve. 

Më 13 shkurt 2019, autobusi i transportuesit “Durmo Turs”, ishte nisur për në Gostivar në orën 16:15 me 51 udhëtarë. Më vonë në autostradën afër fshatit Llaskarcë (Shkup) ka dalë nga rruga. Në aksident kanë humbur jetën: Trpana Janevska, Pavle Kostoski, Arse Arsoski, Ferdi Kaso, Erza Osmani, Dejan Ristoski, Rametulla Abduraimi, Valdete Hamiti, Jovica Trpevski, Besim Fetai, Onur Sadiku, Esat Emruli, Ajdin Ismaili, Bejza Uzeiri, Zoran Davidovski, Boban Avramovski.

Pas procesit të gjatë gjyqësor, vitin e kaluar ishin marrë vendime për të akuzuarit. Sipas asaj që thonë një pjesë e familjarëve të të vdekurve, procesi përfundimtar gjyqësor nuk ka përfunduar, sepse siç thanë, është parashtruar ankesë dhe 13 muaj pritet përgjigje nga Gjykata e Apelit në Shkup. fc/

Fotografia: MIA

 

Остани поврзан